Burim Ademi-
Gjyqtar - Gjykata Supreme

Burim Ademi është gjyqtar i Gjykatës Supreme të Kosovës.
Gjyqtari Ademi, ka diplomuar në vitin 2007 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2010. Ndërsa, praktiken profesionale e mbajti në Odën e Avokatëve në vitin 2008-2009. Gjithashtu ka punuar edhe si zyrtar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë – Hartimi i Legjislacionit në periudhën 2007 – 2010, e po ashtu, ka punuar si bashkëpunëtor në avokaturë, nga viti 2010 e deri në vitin 2012. Në vitin 2012 pasi ka përfunduar me sukses te gjitha trajnimet për gjyqtarë, është emëruar si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në Departamentin e Krimeve te Rënda. Nga 15 janari i vitit 2015 është caktuar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, pozitë të cilën e mbajti derisa u emërua gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Kosovës, më 01.07.2019. Gjyqtari Ademi ishte gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit deri në fund të vitit 2024 kur në mbledhjen e 337-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Supreme, duke nisur punën me 3 shkurt 2025.