Bashkim Hyseni-
Gjyqtar - Gjykata Supreme

Bashkim Hyseni është gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Hyseni, ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004. Ndërkaq, provimin pranues për gjyqtarë e ka kryer në vitin 2005. Studimet postdiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik-Drejtimi Penal, si dhe studimet Master në të Drejtën Amerikane në Fakultetin Juridik, në Universitetin Wake Forest në Karolinën e Veriut - SHBA. Nga gushti i vitit 2002 deri në gusht të vitit 2003, ka qenë praktikant në Gjykatën Komunale në Ferizaj, ndërsa për dy vitet e ardhshme punoi si oficer në Shërbimin Doganor. Punës në gjykatë iu kthye në shkurt të vitit 2005 si bashkëpunëtor profesional për një vit. Nga viti 2006 Hyseni u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj deri në vitin 2010, kur dhe u zgjodh kryetar i kësaj gjykate. Me reformimin e strukturës së sistemit gjyqësor, Hyseni më 1 janar 2013 u emërua në detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, detyrë të cilën e ushtroi deri më 31.12. 2020. Gjithashtu, në dhjetor të vitit 2017, gjyqtari Hyseni është zgjedhur kryesues i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve për një mandat.
Në janar të vitit 2021 u avancua në Gjykatën e Apelit, në Departamentin Special të kësaj gjykate, ndërkaq në fund të vitit 2024, në mbledhjen e 337-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Supreme, duke nisur punën me 3 shkurt 2025.