Delushe Halimi-
Gjyqtare - Gjykata Supreme
Delushe Halimi është gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjyqtarja Halimi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2007. Nga viti 2004 deri në vitin 2008 ajo ushtroi detyrën si Udhëheqëse e Sektorit të Arkivit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa nga viti 2008 deri më 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Ndërsa në vitin 2013, është avancuar në Departamentin për Cështje Administrative në Gjykaten Themelore në Prishtinë.
Nga data 20 shkurt 2018 është avancuar në pozitën e gjyqtares në Gjykatën e Apelit - Departamenti për Çështje Administrative.
Pas votimit në KGjK, të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Halimi është avancuar në Gjykatën Supreme, në degën Administrative, duke filluar punën me datë 1 nëntor 2024.