Franciska Zhitija - Ymeri
Gjyqtare - Gjykata Supreme
Franciska Zhitija Ymeri është gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjyqtarja Ymeri ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Praktikën profesionale e mbajti në vitin 2004-2005 në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Në vitet 2005 - 2007 ka qenë arkiviste në AKP. Nga viti 2008 deri në vitin 2012 ka punuar bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Komunale të Prishtinës. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ndërkaq me 01 janar 2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në të cilën pozitë ka qenë deri me datë 28 shkurt 2022. Nga 1 marsi i vitit 2022 është avancuar në pozitën e gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Kosovës, ndërsa më 1 qershor 2022 është emëruar gjyqtare në Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale të Kosovës.
Pas votimit në KGjK, të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, gjyqtarja Zhitija-Ymeri është avancuar në Gjykatën Supreme, në degën civile, duke filluar punën me datë 1 nëntor 2024.