Dr.Sc.Murat Hulaj
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Dr.Sc Murat Hulaj është gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Gjyqtari Hulaj ka diplomuar në vitin 1998 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2002, ndërsa studimet post-diplomike Master, drejtimi Penal i ka përfunduar në vitin 2009, përderisa studimet e doktoratës me 31.01.2017 në shkencat juridike në me profil e Drejta Publike-Universitetin Evropian të Tiranës me temën ’’Aspektet juridiko-krahasuese lidhur me fillimin apo mos fillimin e procedimit penal Kosovë-Shqipëri- Mbrojtja e doktoratës me 30.01.2017, Njohja e Diplomës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës me datën 02.10.2017.
Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Deçan nga viti 2002 deri në vitin 2003. Hulaj nga viti 1981 deri në vitin 1991 ka punuar si ekspert për kadastër dhe gjeodezi, në Drejtorinë komunale për Gjeodezi- Deçan. Më pas, nga viti 1999 deri në vitin 2001 ka punuar si drejtor i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi në Komunën e Deçanit. Nga viti 2001 e deri në vitin 2002 ishte zyrtar ligjor në Njësinë Ligjore dhe atë Kadastrale në Agjencinë Kadastral të Kosovës- Prishtinë. Ndërkaq, në vitin 2003 ka punuar si avokat në Komunën e Deçanit për një periudhë të shkurtër e më pastaj nga korriku i po këtij viti e deri ne qershor 2004 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Pejë. Pastaj nga qershori i vitit 2004 deri në vitin 2010 vazhdoi të punoi si Prokuror Publik në Prokurorinë Komunale në Pejë, duke vazhduar më pas, deri në vitin 2014 të punoi si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Pejë/ Departamenti për Krime te Renda.
Nga viti 2014 e deri në muajin maj të vitit 2015, Hulaj ka punuar Prokuror Shteti në Prokurorinë Themelore në Pejë - Departamenti për Krime të Përgjithshme.
Nga muaji maj i vitit 2015 Hulaj është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë - Departamenti i Përgjithshëm Civil, pozitë të cilën e ka ushtruar deri me datën 27 shkurt 2017, ku pastaj sipas vendimit të kryetarit të Gjykatës Gj. A 195/2017 të datës 28.02.2017 është caktuar të punoj në fushën penale në Departamentin e Përgjithshëm, përderisa sipas vendimit të radhës Gj. A 13/21 të datës 20.01.2021 është caktuar të punoj në Departamentin e Krimeve të Renda në Pejë pozitën të cilën e ka mbajtur deri në fund te janarit të vitit 2024, kur u dekretua gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe ku vazhdon tash e tutje.
Punimet e publikuara
Libri: Vepra penale e vjedhjes dhe shkretërimit të pyllit në Gjykatën e Qarkut në Peje, periudha 2004-2007 botuar nga shtypshkronja “Dukagjini”. Kolegji “ILIRIA”- Dega në Pejë- Drejtimi Juridik i Përgjithshëm. ISBN 978-9951-459-22-8. Autori: Murat Hulaj.
-Publikimi në Shqipëri, në revistën “BALKAN JOURNAL OF INTERDISCIPLINARY RESEARCH”, ISSN 2410-759X Acces online at www.iipccl.org Balkan Journal of Interdisciplinary Research IIPCCL Publishing , Tirana-Albania Vol.2 No.1 May 2016.
Tema: Kuptimi dhe tiparet themelore të veprimtarisë s♪7 policisë në Procedurë penale sipas KPP-së të Kosovës të vitit 2004 PhD(C.) Murat Hulaj. Linku: http://iipccl.org/wp-content/uploads/2016/05/BJIR-Vol.-2-No.-1-May-2016.pdf
-Publikimi në Evropë “ European Journal of Social Sciences Education and Research”, t-Dec 2014 European Journal of Social Sciences Education and Research Vol.2,No.1 287.
Tema: GENERAL TASKS AND AUTHORIZATIONS OF POICE INPRELIMINARY PROCEDURE IN KOSOVA. Linku: https://ideas.repec.org/a/eur/ejserj/82.html
- Publikimi në Pragë “ Czech Institute of Academic Education z.s”.
Tema:Disrespect of the institution for prescription of criminal-prosecution and that of performance of criminal sanctions, are in favor of perpetratoroffender of criminal offence.
Linku: https://books.google.com/books?id=chOlBQAAQBAJ&pg=PA271&lpg=PA271&dq=Disrespect+of+the+institution+for+prescription+of+criminal-prosecution+and+that+of+performance+of+criminal+sanctions,+are+in+favor+of+perpetratoroffender+of+criminal+offence.+murat+hulaj&source=bl&ots=BgsFq7moJv&sig=ACfU3U1QiHTULG7MDZpWaBP52TSdfig9bg&hl=en&sa=X&ved=2ahUKEwj004iB0NL-AhVTz4sKHa7PChMQ6AF6BAgKEAM#v=onepage&q=Disrespect%20of%20the%20institution%20for%20prescription%20of%20criminal-prosecution%20and%20that%20of%20performance%20of%20criminal%20sanctions%2C%20are%20in%20favor%20of%20perpetratoroffender%20of%20criminal%20offence.%20murat%20hulaj&f=false
-Publikimi në Angli “ International Journal of Academic Research and Reflection Vol.3, No. 5, 2015 ISSN 2309-0405 Progressive Academic Publishing, UK Page 51 www.idpublications.org
Tema: THE DEVELOPMENT OF CRIMINAL AND PROCEDURAL LEGISLATION AFTER DHE INDEPENDENCE IN KOSOVO.
Linku: https://www.idpublications.org/wp-content/uploads/2015/05/THE-DEVELOPMENT-OF-CRIMINAL-AND-PROCEDURAL-LEGISLATION-AFTER-THE-INDEPENDENCE-OF-KOSOVO.pdf
-Publikimi në Prishtinë “ Justicia, Revistë shkencore juridike V, Nr.5/2015 e kandidatëve të programit të trajnimit fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës” Prishtinë 2015.
Tema: Pozita juridike e gjyqtarit të Procedurës Paraprake në relacion me subjekte tjera gjatë hetimeve paraprake, faqe 6-20, bashkautorët Murat Hulaj dhe Sebahate Beqiri.
Linku: https://ad.rks-gov.net/Uploads/Documents/JusticiaVitiVNr52015Sq_.pdf
Konferencat:
- Konferenca e 1: International Conference, Tema: CRIMINAL LAW AND THE ECONOMY”, Organizuar nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Etrecht, në Tiranë me datë 10-11 Qershor 2010
-Konferenca e 2: International Conference. Tema: “ PENAL PROTECTION OF HUMAN DIGNITY IN THE GLOBASLISTATION AREA”. Organizuar nga Fakulteti Juridik i Prishtine me dt: 11-13 September 2010 Prishtine.
-Konferenca e 3: ”CERTIFICATE OF PARTICIPATION”. For participating in the Lumen 2014 International Conference with the paper Geneses and Historical Development of Court Control on Preliminary Investigations. 4th edition of Lumen Conference 10-12 April, 2014 lasi, Romania. Organizuar në lasi të Rumanisë.
-Konferenca e 4: “CERTIFICATE OF PARTICIPATION”. For participating in the presenting at the international Scientific Conference “100 YEARS OF JUSTICE AND DOCTRINE” 9 Maj 2013, in Tirana, Albania. Organizuar nga Universiteti i Tiranës-Fakulteti Juridik dhe Gjykata e Apelit ne Tiranë.
-Konferenca e 5: Tema : “Shteti juridik dhe demokracia”- i certifikuar me certifikatë. Organizuar nga Fakulteti Juridik i Tetovës me dt.: 12.03.2014.
-Konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare “ Arsimimi i lart masivizimi dhe sfidat e tij drejt integrimit evropian “ mbajtur me 26-27 tetor 2012, organizuar nga Universiteti Evropian i Tiranës dhe Universiteti AAB-se, ISNB 978-99956-39-75-4,
Anëtarësimi në organizatat profesionale
-Nga viti 1999 anëtar i Kryesisë se Shoqatës Juristëve të Deçanit
- Anëtar i Shoqatës së Trupës Profesionale të Gjeodetëve të Kosovës në fushën e pronësisë (e mëhershme) e cila ishte formuar pas Luftës se ndodhur në Kosovë konstituar në vitin 1999-2003.
- Anëtar i Shoqatës së Prokurorëve nga viti 2004 e deri në vitin 2010.
- Anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës
Angazhimet e mëhershme në fushën akademike në kohë të caktuar
- Në Kolegji Universitar “Iliria” dega Pejë, ka filluar si Ligjërues me angazhim nga lëndët
Interpretimi Juridik, Klinika Ligjore penale, E drejta Kadastrale, viti 2009-2010
-Në Kolegji universitar “Biznesi”- dega Gjakovë, qe nga viti i 2011/2012 ka filluar të ligjëroj si ligjërues i jashtëm me angazhim dhe atë në lëndët: Bazat e Sistemit Gjyqësor, E Drejta Penale e Posaqme, Procedura Penale.
- Pjesëmarrës i shumë trajnime të rëndësishme të organizuar nga Akademia e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës.