Ganimete Ibraj - Puka
Gjyqtare - Dhoma e Posaçme
Ganimete Ibraj-Puka është gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ibraj- Puka ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2006. Nga viti 2001 deri në vitin 2002 kreu praktikën profesionale ne Gjykatën Komunale në Pejë. Ndërsa nga viti 2002 deri në vitin 2005 punoi si Koordinatore e Projektit, OAK Projekti për Ndihmë Juridike në Pejë. Nga viti 2006 deri në vitin 2012 ka punuar si avokate - Oda e Avokatëve të Kosovës. Nga viti 2012 ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Pejë. Në fillim të janarit 2013 Ibraj - Puka u emërua si gjyqtare e Departamentit të Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Pejë deri në janar të vitit 2024, kur u dekretua gjyqtare e Dhomës së Posaçme në Gjykatën Supreme.