Zenel Leku
Gjyqtar - Gjykata Supreme
Zenel Leku është gjyqtar në Gjykatën Supreme nga marsi i vitit 2022. Gjyqtari Leku ka diplomuar në vitin 2004 në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2007 përfundoi provimin e jurisprudencës dhe deri në vitin 2010 punoi si bashkëpunëtor në Avokaturën “Dobruna”.
U emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë në tetor të viti 2010, ku ka punuar deri në dhjetor të vitit 2012. Nga vitin 2013 deri në qershor të vitit 2017 punoi si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Përgjithshëm, Dega Civile. Në qershor të vitit 2017 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit, në Prishtinë, në Departamentin e Përgjithshëm – Devizioni për çështje civile, ndërkaq me 1 mars 2022 është avancuar në Gjykatën Supreme.
Gjyqtari Leku njëkohësisht është i angazhuar në cilësinë e trajnuesit në Akademinë e Drejtësisë, në programin fillestarë për arsimimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe trajnimin e gjyqtarëve në programin e arsimimit të vazhdueshëm të gjyqtarëve.
Gjyqtari Leku gjithashtu ka kontribuar si bashkë-autor në përpilimin e \"Doracaku i Gjyqtarëve për Procedurën Kontestimore” – 2015 si dhe “Manual për zbatim të procedurës kontestimore” – 20019. Ai gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seminare të organizuara brenda dhe jashtë vendit në lëminë civile.