Gazmend Sylaj
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Gazmend Syaj është gjyqtar i Kolegjit të Specializuar, III, në Dhomen e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 1992. Në vitin 2012, merr titullin master i shkencave juridiko civile, me temën “Karakteri diskrimiunes i kufizimit të qarkullimit të paluajtshmërisë në Kosovë prej vitit 1980 deri në qershor 1999”. Praktikant dhe bashkëpunëtor tek avokati, Sabit Sylaj. Pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian – OSBE- nga viti 2000 gjer me 2001. Zyrtar ligjor pranë Drejtorisë për çështje Pronësoro – Banesore dhe Komisionit për zgjidhjen e kërkesave pronësoro banesore – nga 2001 gjer më 2004. Nga 2004 gjer më 2005, Avokat. Këshilltar i lartë ligjor si dhe njëherit anëtar i Komisionit shqyrtues te Likudimit- pranë Agjencionit Kosovoar të Mirëbesimit – AKM- nga 2005 e gjer më 2008. Këshilltar ligjor i gjyqtarëve të EULEX-it – pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje lidhur me Agjencionin Kosovar të Privatizimit- nga 2008 e gjer më 2014.
Nga 3 korriku 2014, u emërua Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështje lidhur me Agjencionin Kosovar të Privatizimit.
Përveç gjuhës amëtare, njohës dhe komunikon edhe në gjuhët Angleze, Serbe, Maqedone dhe gjuhës Turke.