Sylejman Shumolli
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme

Sylejmani Shumolli është gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, ka punuar si Jurist-Përfaqësues në kompaninë Alcon Prishtinë-Fabrika e Vajit - Ferizaj. Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ka punuar si Jurist në kompaninë Buçaj në Prishtinë. Ne vitin 2010, ka përfunduar Provimin e Jurisprudencës. Në vitin 2011, ka përfunduar Programin Fillestar për Arsimim Ligjor në IGJK. Gjatë periudhës 2004-2011, ka përfunduar edhe shumë trajnime tjera profesionale. Nga data 27 dhjetor 2011, u emërua Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Ne vitin 2014 nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është emëruar Kryesues i Kolegjit të Specializuar IV të Likuidimit (për kërkesat dhe çështjet tjera në lidhje me procesin e likudimit ).
Në takimin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGJK), me 26 dhjetor 2024, u avancua në pozitën gjyqtar në shkallën e dytë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme, mandat i cili filloi nga data 1 shkurt 2025.