Bajram Miftari
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Bajram Miftari është gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Gjyqtari Miftari ka diplomuar në vitin 1997 në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Qendrën për punë sociale në Vushtrri, në vitin 1999. Miftari gjithashtu ka punuar edhe si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë prej vitit 2004 deri në vitin 2007. Në vitin 2011 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Ekonomike të Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31 dhjetor 2012. Me 01 janar 2013 gjyqtari Miftari ishte emëruar gjyqtar në Departamentin për Çështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërkaq nga data 1 gusht 2022 është avancuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.