Lirije Maksutaj -
Gjyqtare - Dhoma e Posaçme

Lirije Maksutaj është gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.
Gjyqtarja Maksutaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2003. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në mars të vitit 2011. Nga viti 2000 deri në vitin 2008 ka punuar në Qendrën për Punë Sociale në Istog, pranë Organit të Kujdestarisë në Shërbime Sociale dhe Familjare.
Ndërkaq nga viti 2008 deri në vitin 2009 ka punuar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale DMS/DSHS në pozitën zyrtare për Mbrojtje të Viktimave të Dhunës, Trafikimit dhe Krimeve Seksuale.
Nga janari 2010 në kuadër të MPMS/DMS/DSHS ishte ushtruese e detyrës për referatin për Legjislacion dhe Ankesa për shërbime Sociale dhe Familjare në Shkallë të Dytë, deri në maj 2011.
Nga 01.06.2011 në MPMS/DMS/DSHS udhëheq referatin për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në familje deri në mars 2013.
Në periudhën prej 2013-2015 mban pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Apelit.
Më 19.03.2015 dekretohet gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative.
Nga marsi i vitit 2025, gjyqtarja Maksutaj është avancuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.