Lumni Sallauka-
Gjyqtar - Gjykata Supreme
Lumni Sallauka është gjyqtar në Gjykatën Supreme të Kosovës. Sallauka ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2003, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006. Praktikën profesionale e mbajti në avokaturë tek avokati I.K në vitet 2003 - 2004. Në vitet 2004-2006 ka ushtruar pozitën e zyrtarit sprovues në Shërbimin Sprovues të Kosovës. Në vitet 2006-2007 ka ushtruar detyrën e zyrtarit ligjor në Njësinë e Inspektimit Gjyqësor. Në vitet 2007-2010 ka ushtruar detyrën e auditorit gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor, në kuadër të KGJK-së. Ndërkaq provimin pranues dhe trajnimin për gjyqtar e ka përfunduar në vitin 2010 në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Studimet post diplomike (master) i ka kryer në vitin 2011, në drejtimin Juridiko-Financiar të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës. Sallauka u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren në vitin 2010, ndërsa me 20 shkurt 2018, u avancua në Gjykatë të Apelit, në Departamentin e Përgjithshëm.
Pas votimit në KGjK, të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, gjyqtari Sallauka është avancuar në Gjykatën Supreme, në degën civile, duke filluar punën me datë 1 nëntor 2024.
Sallauka është bashkautor dhe autor i moduleve - programeve trajnuese “E drejta Familjare”, “E drejta e Punës”, “Drejtësisë për Fëmijë - Aspekti Civil”, dhe “Juridiksioni dhe Kompetenca e Gjykatës Themelore-Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil” etj, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të së cilit institucion që nga viti 2013, është i angazhuar edhe si trajnues gjyqësor i lëndëve civile.