Milena Đerić
Gjyqtare - Gjykata Supreme
Milena Gjeriq është gjyqtare e Gjykatës Supreme.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2001, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2004.
Nga viti 2000 deri në vitin 2005 ka punuar si juriste dhe si këshilltare juridike në HPD në Mitrovicë. Po ashtu nga viti 2003 deri në vitin 2005 ka qenë anëtare e Komisionit për Media, ndërsa nga viti 2005 deri në vitin 2008 edhe Nënkryetare e Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. Nga viti 2005 deri në vitin 2006 ka punuar si Koordinatore juridike në LDR në Mitrovicë. Nga viti 2006 deri me 2007 ishte Shefe e Departamentit për vërtëtimin e dokumentacionit të AKP-së në Prishtinë.
Në vitin 2007 është emëruar gjyqtare ku ka punuar deri ne vitin 2010, ndërsa nga viti 2010 deri në vitin 2015 ishte Shefe regjionale në AKP në Mitrovicë.
Më pas ka punuar gjyqtare mbikqyrëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Dega në Graçanicë. Ndërsa nga viti 2019 ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Nga 1 tetori 2022 është avancuar në Gjykatën Supreme, dega civile.