Ragip Namani
Gjyqtar i Gjykatës Supreme - Gjykata Supreme
Ragip Namani është gjyqtar në Gjykatën Supreme, në Kolegjin e Apelit të Agjencisë Kosovare të Pronës. Ka diplomuar në vitin 1984, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2002. Nga viti 1984 deri në vitin 1986, punoi si referent për çështje të luftërave dhe invalidëve në Kuvendin Komunal – Gjilan. Nga viti 1987, punoi bashkëpunëtor profesional në këtë kuvend, detyrë kjo nga e cila u dëbua me dhunë nga ish regjimi jugosllav në vitin 1989. Në vitin 2000 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje. Këtë funksion e ushtroi deri në vitin 2010. Prej gjysmës së vitit 2010, deri në fund të vitit 2012, ishte gjyqtar në Gjykatën e Lartë për Kundërvajtje në Prishtinë. Nga 1 janari 2013 punoi në Departamentin Administrativ të Gjykatës së Apelit, ndërkaq në shkurt të vitit 2018 u dekretua gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe gjermanisht.