Hajrie Shala
Gjyqtare - Dhoma e Posaçme
Hajrie Shala është gjyqtare e Kolegjit të Specializuar IV në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1990. Nga viti 1988 deri në vitin 1989 ajo ushtroi detyrën e praktikantes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga vitit 2000 deri më 2002 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga vitit 2002 deri më 2010 u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pritshtinë dhe ka punuar deri më 01.01.2013 ku pas reformës së gjyqësorit është caktuar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Me 10.03.2015, ka mbrojtur temën e Masterit “ Trafikimi me qenje njerzore në teritorin e Prishtinës” .Me 5.12.2015 është dekretuar gjyqtare në Dhomën e posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe aktualisht vazhdon ta kryej këtë detyrë.
Perveq gjuhes shqipe qe eshte gjuha e saj amtare, flet edhe gjuhet serbe e boshnjake.