Teuta Ibrahimi
Gjyqtare - Anëtare e KGJK-së - Dhoma e Posaçme
Teuta Ibrahimi është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e zgjedhur nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme. Ajo mban funksionin e anëtares së KGJK-së, si dhe të Kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Performancës Gjyqësore. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ajo ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Penal, në të njëjtin Universitet.Përvoja e saj e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikante në Gjykatën Themelore në Prishtinë, bashkëpunëtore profesionale në Njësinë e Inspektimit Gjyqësor pranë Departamentit të Drejtësisë, inspektore gjyqësore në Zyrën së Prokurorit Disiplinor, prokurore disiplinore - inspektore e lartë gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor dhe gjyqtare në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga qershori 2021 deri në mars 2026.