Sylejman Shumolli
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Sylejmani Shumolli është Kryesues i Kolegjit Specializuar IV në Dhomen e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të UP në vitin 2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2008, ka punuar si Jurist-Përfaqësues në kompaninë Alcon Prishtinë-Fabrika e Vajit Ferizaj. Nga viti 2008 deri në vitin 2010, ka punuar si Jurist në kompaninë Buçaj në Prishtinë. Ne vitin 2010, ka përfunduar Provimin e Jurisprudencës. Në vitin 2011, ka përfunduar Programin Fillestar për Arsmimim Ligjor në IGJK. Gjatë periudhës 2004-2011, ka përfunduar edhe shumë trajnime tjera profesionale. Nga data 27 dhjetor 2011,u emërua Gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. . Ne vitin 2014 nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është emëruar Kryesues i Kolegjit të Specializuar IV të Likuidimit (për kërkesat dhe çështjet tjera në lidhje me procesin e likudimit ).
Përveç gjuhës shqipe, që është gjuha amtare e tij, flet shumë mir gjuhën angleze dhe mesatarisht gjuhën serbe.