Shkelzen Sylaj
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Shkelzen Sylaj është gjyqtar në Dhomen e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ka diplomuar më 2001 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Në vitin 2011, ka përfunduar Programin Fillestar për Arsmimim Ligjor në IGJK. Në vitin 2014 ka marr gradën Shkencore Master Nga viti 2002 deri më 2003 punoi Praktikant Avokat. Nga viti 2003 deri më 2007 ka punuar Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturë kurse nga viti 2007 deri më 2010 ka punuar Avokat në Prishtinë.. Në vitin 2011 është emëruar gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatën Supreme. Ne vitin 2014 nga Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është emëruar Kryesues i Kolegjit të Specializuar I.
Gjyqtari Sylaj, me 27 dhjetor 2023 është avancuar në pozitën gjyqtar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme – Kolegjet e Apelit si shkallë e dytë, mandat, të cilin e filloi nga data 1 janar 2024.
Përveç gjuhës shqipe, që është gjuha amtare e tij, flet mesatarisht gjuhën angleze dhe serbe.