Fejzullah Rexhepi
Kryetar - Gjykata Supreme
Fejzullah Rexhepi është kryetar i Gjykatës Supreme.
Gjyqtari Rexhepi ka diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2003, pasi mbajti praktikën profesionale në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë.
Nga viti 2002 deri në vitin 2005, punoi si përfaqësues i Odës së Avokatëve të Kosovës – projekti për ndihmë juridike falas.
Avokat u bë në vitin 2006, profesion të cilin e ushtroi deri në vitin 2010.
Po në këtë vit u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të 2012-ës.
Prej 1 janarit të vitit 2013 deri me 7 gusht 2015 ishte gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil, të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Me 7 gusht 2015 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil, deri në fund të shtatorit të vitit 2020 kur u avancua në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Supreme.
Me datë 22 qershor 2023, Fejzullah Rexhepi nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është dekretuar kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, pas propozimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
Nga viti 2014 është mentor dhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Është bashkautor i udhëzuesit “Praktika e Gjykatës së Apelit e fokusuar në çështjet e kthyera në Rishqyrtim”, botim i vitit 2019.