Albert Zogaj
Gjyqtar - Kryesues - Gjykata Supreme
Albert Zogaj është anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i zgjedhur nga Gjykata Supreme e Kosovës. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ai ka ndjekur studimet master në drejtimin Juridiko-Civil, në të njëjtin Universitet. Përvoja e tij e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikant në Odën e Avokatëve të Kosovës, avokat në qytetin e Pejës, gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil, gjyqtar në Gjykatë Supreme, ligjërues në Kolegjin “AAB” dhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë. Mandati i tij në detyrën e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është një mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga marsi 2021 deri mars 2026, ndërsa mandati i tij në detyrën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është mandat tre vjeçar, i vlefshëm nga qershori 2021 deri qershor 2024.