Asllan Krasniqi
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Asllan Krasniqi është gjyqtar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Gjyqtari Krasniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1989. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Malishevë në vitin 1989. Krasniqi gjithashtu ka punuar edhe si Shef i shërbimit pronësorë në periudhën prej 2001 deri në vitin 2004, ndërsa në 2004 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Malishevë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Asllan Krasniqi është emëruar gjyqtar në Departamentin për Cështje Ekonomike në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën e ka mbajtur deri vitin 2019, për t\'u pranuar më pas, si gjyqtar në DhPGjS.