Mejreme Memaj
Gjyqtare - Gjykata Supreme
Mejreme Memaj është gjyqtare e degës penale në Gjykatën Supreme. Ka diplomuar në vitin 2000, në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e kreu në vitin 2004. Praktiken profesionale e mbaroi ne Gjykatën e Qarkut në Pejë ne vitin 2002. Në vitet 2003-2004, ishte zyrtare ligjore në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave në Prishtinë. Më pas për disa muaj punoi si zyrtare e monitorimit për kundërvajtje – Departamenti i Administratës Gjyqësore, në Prishtinë. Nga fillim i vitit 2005 deri ne gjysmën e vitit 2010, shërbeu si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Supreme të Kosovës. Në vitin 2010, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Nga 1 janari i viti 2013 ishte gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Kosovës deri në vitin 2019, kur u zgjedh gjyqtare e Gjykatës Supreme.
Me 14 dhjetor 2022 është caktuar U.D. kryetare e Gjykatës, pas doreheqjes nga kjo pozitë e kryetarit Enver Peci. Ne cilësinë e ushtrueses së detyrës së kryetares, gjyqtarja Memaj ishte deri me datë 22 qershor 2023.
Përpos gjuhës amtare (shqip) flet edhe serbisht dhe anglisht.