Afrim Shala
Gjyqtar - Gjykata Supreme
Afrim Shala është gjyqtar në Gjykatën Supreme. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe në po të njëjtin Universitet ka përfunduar studimet postdiplomike të magjistraturës, në drejtimin penalo-juridik. Pas diplomimit në vitin 2003, përvojën e tij e ka filluar si nëpunës i ekzekutimeve në Gjykatën Komunale të Gjilanit, për të vazhduar mandej si bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Gjilan. Provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2006, kurse, si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gjilan është emëruar në vitin 2010. Shala nga viti 2013, e ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan. Po në këtë gjykatë një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryetarit të Gjykatës.
Nga viti 2018 ka qenë gjyqtar në Departamentin për të Mitur dhe atë të Përgjithshëm të Gjykatës së Apelit.
Ndërsa nga 1 tetori 2022 është avancuar në Gjykatën Supreme, në degën penale.
Shala është edhe trajnues në Akademinë e Drejtësisë. Ka botuar disa libra dhe disa punime tjera hulumtuese-shkencore nga fusha e së drejtës penale.