Valdete Daka
Gjyqtare - Gjykata Supreme
Valdete Daka është gjyqtare e Gjykatës Supreme. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 1985. Më 1985 deri më 1986, ka punuar si referente për përgatitjen e seancave në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Nga viti 1986 ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale të Prizrenit në lëmin penale dhe për të mitur deri në vitin 1992, vit kur është larguar nga puna nga pushteti serb. Prej vitit 2000 deri më 2001, sërish ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prizren. Nga viti 2001 është trajnuese në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Në periudhën prej vitit 2003 deri më 2010, ka punuar si gjyqtare në lëmin penale dhe për të mitur në Gjykatën e Qarkut në Prizren. Me dekretin DJ-003-2010 të datës 16.02.2010, nga Presidenti i Republikës është dekretuar gjyqtare në Gjykatën Supreme të Kosovës. Znj. Valdete Daka është certifikuar nga Këshilli i Evropës si trajnuese për gjyqtarë dhe prokurorë lidhur me konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e njeriut dhe është eksperte e certifikuar në këtë lëmi. Është anëtare e Bordit Drejtues të Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës. Është trajnuese e kandidatëve për provimin e jurisprudencës. Gjithashtu, trajnuese e kandidatëve për gjyqtarë të ardhshëm. Është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Komisionere në Komisionin e Pavarur për Emërime dhe Zgjedhje të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Znj. Valdete Daka nga 16.06.2010 është kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Përveç gjuhës shqipe, flet edhe gjuhën angleze, serbe dhe atë turke.