Agron Hoxhaj
Gjyqtar - Dhoma e Posaçme
Agron Hoxhaj, është gjyqtar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës .
Gjyqtari Hoxhaj, ka diplomuar në vitin 1996 në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Pas diplomimit ka punuar ofiqar i gjendjes civile në Komunën e Prizrenit, Drejtoria e Administratës
së Përgjithshme- Sektori i ofiqarisë - Zyra e Vendit në Gjonaj në periudhën e vitit 1999 -2001.
Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005 e praktikën profesionale e kreu në ish-Prokurorinë e Qarkut në Prizren në vitin 2003.
Nga viti 2003 deri në vitin 2004, ka qenë administrator i ish-Prokurorisë Publike Komunale në Prizren.
Në vitet 2008 – 2011, ka ushtruar funksionin e Avokatit Publik Komunal në Komunën e Prizrenit.
Prej muajit maj 2011 dhe deri me dt.27.8.2012, ka punuar si bashkëpunëtor profesional në ish-Prokurorinë Publike të Qarkut, në Prizren.
Në vitin 2012 (me dt.28.08.2012), është emëruar gjyqtar në ish-Gjykatën Komunale të Kundërvajtjes e nga 1 janari i vitit 2013,
pas ri-organizimit të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, u emërua gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren - Departamentin e Përgjithshëm
– Divizioni Civil – Referati i përmbarimit kurse prej dt.1.11.2020, ka qenë i ri-caktuar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prizren
- Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Civil. Nga data 1 gusht 2022, është avancuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.