Ligji i ri për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës (ligji nr. 06/L-086) përcakton juridiksionin, kompetencat, rregullat për organizimin dhe funksionimin e saj si dhe emërimin e gjyqtarëve në këtë gjykatë.
Dhoma e Posaçme vepron në dy shkallë; shkalla e parë dhe Kolegjet e Apelit, si shkallë e dytë. Ka juridiksion në gjithë territorin e Kosovës. Po ashtu, kjo Dhomë është e përbërë nga gjyqtarë shtetas të Republikës së Kosovës, ku së paku dy (2) gjyqtarë vijnë nga radhët e komunitetit jo shumicë në Kosovë.
Përgjegjës për punën e Dhomës së Posaçme është Kryetari i Gjykatës Supreme, si dhe një Gjyqtar Mbikëqyrës, i cili i përgjigjet Kryetarit për punën e Dhomës së Posaçme.
Lëndët të cilat janë kompetencë ekskluzive e Dhomës së Posaçme, shqyrtohen dhe gjykohen në Shkallë të Parë nga një gjyqtar i vetëm, përveç kërkesave në lidhje me procesin e privatizimit dhe ato pronësore. Këto të fundit shqyrtohen dhe gjykohen në shkallë të parë nga një kolegj i specializuar, i përbërë nga tre (3) gjyqtarë.
Ndërsa, Shkalla e dytë, Apeli, e cila përbëhet nga të paktën dy (2) kolegje prej tre (3) gjyqtarësh, ka kompetencë ekskluzive shqyrtimin dhe gjykimin e të gjitha çështjeve të cilat janë kompetencë ekskluzive e Dhomës së Posaçme, si shkallë e fundit e saj.
Të gjitha lëndët për të cilat Dhoma e Posaçme ka kompetencë ekskluzive, siç është përcaktuar me ligj, përveç kërkesave në lidhje me procesin e privatizimit dhe ato pronësore, shqyrtohen dhe gjykohen në shkallë të parë nga një gjyqtar i vetëm.
Kërkesat në lidhje me procesin e privatizimit dhe kërkesat pronësore shqyrtohen dhe gjykohen në shkallë të parë nga një kolegj i specializuar, i përbërë nga tre (3) gjyqtarë.
Shkalla e dytë, Apeli ka kompetencë ekskluzive, shqyrton dhe gjykon si shkallë e fundit për të gjitha çështjet që janë kompetencë ekskluzive e Dhomës së Posaçme.S