Telegram ngushëllimi

Telegram ngushëllimi

E nderuar familja Sylejmani,


Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e familjares tuaj dhe njëherësh ish-gjyqtares së Gjykatës Supreme, znj. Gyltene Sylejmani.

Më lejoni që në emrin timin personal, në emër të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme dhe të stafit mbështetës, t’ju shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e znj. Sylejmani.

Me respekt,

Fejzullah Rexhepi

Kryetar, Gjykata Supreme e Kosovës