Prishtinë, 22 nëntor 2024 – Nxënës të shkollës fillore “Horizont”, të shoqëruar nga dy mësimdhënëse, vizituan sot Gjykatën Supreme të Kosovës, në kuadër të aktivitetit të shkollës për të vizituar prindërit në vendet e tyre të punës.
Djali i gjyqtares Delushe Halimi, bashkë me shokë dhe shoqe patën rastin të vizitojnë sallën e gjykimeve, sallën e takimeve, zyrën për menaxhimin e lëndëve, zyrën e gjyqtares në fjalë, si dhe të takohen me kryetarin e Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi.
Nxënësit parashtruan një varg pyetjesh për gjyqtaren Halimi dhe kryetarin Rexhepi, me theks në rolin e gjyqtarit dhe të kryetarit, përgjegjësinë penale të fëmijëve, procedurat gjyqësore, togën – si uniformë të gjyqtarëve, të cilën patën rastin edhe ta provojnë, etj..
Gjykata Supreme është e hapur për vizita të nxënësve, studentëve dhe qytetarëve tjerë.