Durrës, 11 tetor 2024 – Me ftesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi dhe gjyqtarët e kësaj gjykate, po marrin pjesë në një tryezë të përbashkët, me qëllim të shkëmbimit të përvojave lidhur me unifikimin e praktikës gjyqësore.
Gjatë kësaj tryeze me titull “Funksioni rishikues i Gjykatës së Lartë si mjet për zbatimin e njësuar të ligjit – Përvojat respektive”, me një agjendë dy-ditore, gjyqtarët e të dy gjykatave, pritet të sjellin në pah perspektivat krahasuese mbi zbatimin e unifikuar të ligjit dhe sfidat e hasura nga të dy shkallët më të larta gjyqësore si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.