Krerët e sistemit të drejtësisë – pjesëmarrës në Konferencën rajonale “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”

Krerët e sistemit të drejtësisë – pjesëmarrës në Konferencën rajonale “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”

Mali i Zi, 26 shtator 2024 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj, kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Albina Shabani – Rama dhe gjyqtari i Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, Valon Kurtaj, po marrin pjesë në Konferencën rajonale “Efektshmëria e gjyqësorit në gjykimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”, e cila po mbahet në Mal të Zi, nën organizimin e OSBE-së.

Gjatë kësaj konference do të prezantohet Raporti i OSBE-së, i cili përmban gjetjet nga monitorimi mbi tre vjeçar i sistemit gjyqësor në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, krahas shtjellimit të rekomandimeve të dala nga ky raport, pjesëmarrësit pritet të diskutojnë lidhur me promovimin e transparencës dhe llogaridhënies publike, ndikimin e faktorëve të jashtëm në zbatimin e reformave, praktikat e dënimit duke përfshirë menaxhimin e rasteve dhe besimin e publikut në gjyqësor etj…

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave, kjo Konferencë dy-ditore, ka mbledhur bashkë pjesëmarrës nga Prishtina, Tirana, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Beogradi.