Prishtinë, 16 shtator 2024 – Gjyqtarët e degës civile të Gjykatës Supreme, Rrustem Thaqi, njëherësh udhëheqës i kësaj dege dhe gjyqtari Zenel Leku, janë takuar sot me gjyqtarë të degëve civile nëpër gjykata themelore dhe në atë të Apelit, për të diskutuar lidhur me problematikat që këto degë kanë hasur gjatë trajtimit të lëndëve që rrjedhin nga kontratat kolektive.
Gjykatat themelore kanë pranuar një numër të madh të lëndëve që rrjedhin nga Kontratat Kolektive, për vendosjen e të cilave, gjyqtarët mund t’ju referohen edhe mendimeve juridike dhe udhëzuesve të Gjykatës Supreme.
Gjatë takimit janë qartësuar disa dilema të gjykatave themelore lidhur me interpretimin e këtyre mendimeve juridike dhe janë ngritur për diskutim çështje tjera që ndërlidhen me trajtimin e këtyre lëndëve.