Prishtinë, 16 maj 2024 – Komisioni për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, ka mbajtur sot takimin e radhës me pjesëmarrje të ekspertit të USAID-it, John Ferry.
Kryetari i Komisioni, gjyqtari Afrim Shala, ka prezantuar gjetjet e fundit nga monitorimi i zbatimit të këtij Plani Strategjik si dhe ka shpalosur aktivitetet që parashihet të realizohen deri në fund të tremujorit të dytë të vitit.
Anëtarët e Komisionit kanë diskutuar lidhur me zbatimin e rekomandimeve të ekspertit John Ferry, derisa ky i fundit, ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së Komisionit në hartimin e planit të veprimit për hapat e ardhshëm të punës.
Të pranishmit në takim, vunë në pah edhe ndikimin e zbatimit të kësaj strategjie në ngritjen e efikasitetit në sistemin gjyqësor.
Puna e Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, mbështetet nga Programi i USAID për Drejtësi.