Prishtinë, 26 korrik 2023 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi është mbajtur Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, në të cilën kanë marrë pjesë gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe ata të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Në këtë seancë, është miratuar Plani i Punës së Gjykatës Supreme, për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2023 si dhe Qëndrimi Parimor lidhur me kontestet e punës.
Qëndrimi parimor është i publikuar në faqen e Gjykatës, tek moduli Publikimet.