Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Prokurorit të Shtetit, në rastin e të akuzuarve për keqpërdorim detyre

Refuzohet si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e Prokurorit të Shtetit, në rastin e të akuzuarve për keqpërdorim detyre

Prishtinë, 27 mars 2023 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të pandehurve G.R. për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, P.L. dhe I.I., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje dhe vazhdimësi keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe kundër të pandehurit V.H. për shkak të veprës penale mashtrimi, lidhur me subvencione në vazhdimësi, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të Prokurorit të Shtetit, e paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, si dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit.

        Gjykata Themelore në Gjakovë me aktgjykimin PKR.nr.110/2021 i ka liruar nga akuza të pandehurit, derisa Gjykata e Apelit e ka vërtetuar këtë aktgjykim.

        Kundër këtyre aktgjykimeve, kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë ka paraqitur Prokurori i Shtetit, me pretendimin se aktgjykimet janë të përfshira me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe shkeljes së ligjit penal, me propozim që të konstatohet se janë shkelur dispozitat e kodit të procedurës penale si dhe ligji penal në dobi të të pandehurve.

        Gjykata Supreme e Kosovës, pas shqyrtimit të shkresave të kësaj çështjeje penale, ka vendosur që kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, është e pabazuar.

Për me tepër, aktgjykimi Pml.nr.436/2022, është i publikuar.