U.D. Kryetarja Memaj diskuton me kryetarët e gjykatave rreth sfidave të punës

U.D. Kryetarja Memaj diskuton me kryetarët e gjykatave rreth sfidave të punës

Prishtinë, 15 mars 2023 –U.D. Kryetarja e Gjykatës Supreme, Mejreme Memaj, ka takuar sot kryetarët e gjykatave themelore, zv/kryetaren e Gjykatës së Apelit dhe gjyqtarët mbikqyrës të degëve, me të cilët ka diskutuar për cështje të ndryshme organizative e procedurale.

Bashkëbiseduesit kanë shpalosur sfidat me të cilat po përballen në menaxhimin e gjykatave përkatëse duke dhënë ide dhe propozime për të evituar pengesat përkatëse dhe njëkohësisht për të rritur efikasitetin e gjyqësorit.