Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, miratohet mendimi juridik lidhur me kompensimin për shpronësim

Mbahet Seanca e Përgjithshme e Gjykatës Supreme, miratohet mendimi juridik  lidhur me kompensimin për shpronësim

Prishtinë, 12 maj 2022 – Nën drejtimin e kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, është mbajtur Seanca e Përgjithshme e gjyqtarëve të kësaj gjykate dhe atyre të Dhomës së Posaçme, gjatë të cilës është diskutuar dhe me shumicë votash është aprovuar mendimi juridik për kompensimin e drejtpërdrejtë të dëmit dhe dëmeve të pa përfshira në vendimin përfundimtar për shpronësim.

Po ashtu, gjatë kësaj seance është diskutuar rreth Raportit të punës së gjyqtarëve, për tremujorin e parë të vitit 2022, të cilin, kryetari Peci e kishte prezantuar gjatë paradites, para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).