Prishtinë, 18 shkurt 2022 – Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët Zotimi në mes të Kryetarit të Gjykatës Supreme, z. Enver Peci dhe Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, z. Albert Zogaj me Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, lidhur me
✔Draftimin e Kodit të Procedurës Civile
✔Reformimin e sistemit të Drejtësisë Administrative dhe
✔Reformimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për çështje të privatizimit.
Përmes kësaj deklarate, Ministria e Drejtësisë zotohet se do të formojë në afatin më optimal, grupet punuese për kryerjen e hapave procedurale dhe nxjerrjen e dokumenteve përkatëse për reformat. Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme me nënshkrimin e kësaj Deklarate, zotohen të kontribuojnë substencialisht në këtë proces duke dhënë kontribut të vazhdueshëm profesional përmes përfaqësuesve kompetent.
Ky akt shënon një zotim për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe kontributit në mes të këtyre institucioneve, me qëllimin e qartë për reforma në fushat e caktuara të sundimit të ligjit, ndër të tjera, në atë penale, civile dhe administrative. Zotimi i tillë, gjithashtu është i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe kontributin profesional të partnerëve strategjik, si pjesë e rëndësishme e reformave në drejtësisë.