Prishtinë, 23 dhjetor 2021 –Kryetari i Gjykatës Supreme, njëherësh kryesues i Komisionit Konsultativ për Politikë Ndëshkimore, Enver Peci, bashkë me anëtarët e këtij komisioni janë takuar sot, për të diskutuar revidimin e Udhëzuesit të Përgjithshëm për Politikë Ndëshkimore dhe Raportin Vjetor të Punës së këtij komisioni.
Në takim u theksua nevoja që revidimi i Udhëzuesit të Përgjithshëm të Gjykatës Supreme, për Politikë Ndëshkimore, sipas Kodit të ri, Penal të Republikës së Kosovës, të jetë prioritet i fillimit të vitit të ri.
Po ashtu, me mbështetje të Ambasadës Amerikane, po përgatitet Raporti vjetor i Punës së këtij komisioni, draftin e të cilit e prezantoi ekspertja e lartë ligjore e kësaj ambasade, Benina Kusari. Ky raport pritet të finalizohet në fund të muajit janar dhe do të paraqes një përmbledhje të punës së Komisionit, takimeve, tryezave, botimeve, gjetjeve e analizave për tërë vitin.