Prishtinë, 26 janar 2021 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci bashkë me gjyqtarët Agim Maliqi e Albert Zogaj, kanë pritur sot në një takim njoftues, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmetin.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që të bashkërendojnë aktivitetet kur është në pyetje zbatimi unik i ligjit dhe të rrisin bashkëpunimin në situatat ligjore kur ka paqartësi lidhur me veprimet e policisë së Kosovës.