Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve T.K., dhe të tjerët, për shkak të veprës penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale detyrimi, ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale fajde, e ka kthyer rastin në rivendosje në Gjykatën e Apelit.
Prishtinë, 6 janar 2021 – Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të akuzuarve T.K., për shkak të veprës penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale detyrimi, ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale fajde, si dhe të akuzuarve K.K., Gj.K., M.K., B.B., Gj1.K1. dhe G.K., për shkak të veprës penale krim i organizuar lidhur me veprën penale detyrimi, ndërsa nga viti 2013 edhe për veprën penale fajde, të akuzuarin B.O., për shkak të veprës penale detyrimi, të akuzuarit T.K. dhe Gj.K. edhe për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, të akuzuarit T.K., K.K., B.B., M.K. dhe Gj.K., për shkak të veprës penale shpërlarja e parave, të akuzuarit T.K., K.K., Gj.K., M.K., për shkak të veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve, duke vendosur sipas ankesave të mbrojtësve të akuzuarve; T.K., Gj.K., M.K., G.K. dhe ankesës së të akuzuarit B.O., të paraqitura kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës APS.nr.6/2019 të datës 04.05.2020, në seancën e kolegjit të mbajtur me datën 08 tetor 2020, miratoi ankesat e mbrojtësve të të akuzuarve T.K., Gj.K., M.K. dhe G.K., e sipas detyrës zyrtare, në raport me të akuzuarit K.K., B.B., Gj1.K1. dhe B.O., anuloi aktgjykimin e Gjykatës së Apelit APS.nr.6/2019 të datës 04.05.2020, dhe çështja i kthehet Gjykatës së Apelit në rigjykim dhe vendosje. Ankesa e të akuzuarit B.O., është cilësuar jo lëndore, ndërkaq ndaj të akuzuarve T.K., K.K., Gj.K., B.B. dhe B.O., është vazhduar paraburgimi i caktuar me aktvendimin APS.nr. 06/2019 të datës 04.05.2020.