Njoftim

Njoftim

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, në këtë kohë pandemie, është duke punuar me kapacitete të mjaftueshme për menaxhimin e punëve, duke filluar nga shkrimorja e gjykatës e deri te vendosja e çështjeve nga ana e gjyqtarëve.

Pandemia nuk ka ndikuar në efikasitetin e Gjykatës Supreme, pasi, lëndët janë kryer pa vonesa dhe menaxhimi i kësaj situate, është nën kontroll.

Në Gjykatë Supreme nuk kemi asnjë gjyqtar apo punonjës nga stafi civil, të infektuar me Covid 19.