Budva, 30 tetor 2018 – Me ftesë të kryetares së Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 220 vjetorit të Gjyqësorit të Malit të Zi, e cila u mbajt të hënën në Budva të Malit të Zi.
Në këtë ceremoni, kryetari Peci, në emër të gjyqësorit të Kosovës, si pushteti i tretë në vend, ka uruar kryetaren Medenica dhe përfaqësuesit tjerë të gjyqësorit të Malit të Zi për 220 vjetorin e sistemit gjyqësor duke shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në përgjithësi dhe për pavarësinë e sistemeve përkatëse gjyqësore, ne veçanti.
Ne mesin e të ftuarve, pjesëmarrës në këtë ceremoni kanë qenë krerët e gjykatave supreme nga vendet e rajonit dhe me gjerë.
Akademia solemne është organizuar nga Gjykata Supreme dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Malit të Zi.