Prishtinë 07 dhjetor 2017 – Gjykata Supreme ka vendosur sot lidhur me dy nga katër ankesat e subjekteve politike, përkatësisht lidhur me ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren dhe ankesën e të njëjtit subjekt politik, dega në Klinë, të paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
- Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Prizren, të paraqitur kundër vendimit të PZAP-së.
- Po ashtu, Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e PDK-së, dega në Klinë.
Ne ueb-faqe mund te gjeni edhe vendimet përkatëse: http://www.gjyqesori-rks.org/sq//courts/decision/list/1