Krerët e drejtësisë në Shqipëri urojnë kryetarin e ri të Supremes

Krerët e drejtësisë në Shqipëri urojnë kryetarin e ri të Supremes

Prishtinë 25 tetor 2017 – Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, të mërkurën ka pritur në takim kryetarin e Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja.

Krerët e sistemit të drejtësisë së Shqipërisë, e uruan kryetarin e Supremes për zgjedhjen në krye të gjykatës, duke shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit dhe ndarje të përvojave mes dy palëve.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/3.JPG

Në anën tjetër, kryetari i njoftoi mysafirët me zhvillimet aktuale në gjyqësorin e Kosovës dhe me sfidat, nëpër të cilat po kalon ky sistem.

Delegacionit shqiptar iu prezantuan edhe zyrat e gjyqtarëve dhe salla e gjykimit në Gjykatë Supreme, në Pallatin e Drejtësisë.

Në pritje të delegacionit nga Shqipëria ishin edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/5.JPG