Emine Kaçiku, shpalos praktikat e gjyqësorit kosovar në Budapest

Emine Kaçiku, shpalos praktikat e gjyqësorit kosovar në Budapest

Budapest, 7 qershor 2017 – Me ftesë të kryetarit të Gjykatës hungareze, Peter Darak, gjyqtarja e Gjykatës Supreme të Kosovës, Emine Kaçiku ka marrë pjesë në Konferencën e shtatë të kryetarëve të Gjykatave të Evropës Qendrore dhe Lindore, në Budapest, mbajtur nga 4 deri më 7 qershor.

Udhëheqës të sistemit të drejtësisë dhe gjyqtarë nga 19 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore janë mbledhur në këtë konferencë tre ditore për t’u njohur me praktikat më të mira të vendeve të njëri-tjetrit dhe për të mësuar zgjidhjet kombëtare të secilit vend.

Në këtë konferencë, gjyqtarja Kaçiku ka ndarë me të pranishmit, praktikat e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës.

Temat e diskutuara në këtë konferencë kanë përfshirë edhe pavarësinë dhe financimin e gjyqësorit, rolin, kompetencat dhe komunikimin e gjykatave.

Kjo konferencë është organizuar me mbështetjen e Institutit CEELI.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/dsc_0549.jpg