Studentët e Fakultetit Juridik vizitojnë Pallatin e Drejtësisë

Studentët e Fakultetit Juridik vizitojnë Pallatin e Drejtësisë

Një grup prej rreth 40 studentësh të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës, të hënën e kanë vizituar Pallatin e Drejtësisë, ku janë pritur nga udhëheqësit e katër institucioneve të akomoduar në këtë lokacion

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/3._Vizita_ne_GjS_102944.JPG

Prishtinë, 12 tetor 2015 – Një grup prej rreth 40 studentësh të Fakultetit Juridik nga Universiteti i Prishtinës, të hënën e kanë vizituar Pallatin e Drejtësisë, ku janë pritur nga udhëheqësit e katër institucioneve të akomoduar në këtë lokacion. Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës,  Prof. Dr. Fejzullah Hasani, u.d. kryetarja e Gjykatës së Apelit, znj. Tomka Berishaj, kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë z. Hamdi Ibrahimi, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, z. Imer Beka, kanë qenë nikoqirë të studentëve.

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/IMG_3983.JPG

Gjatë takimeve me udhëheqësit e gjykatave, studentët u njoftuan me strukturën e gjykatave, me procedurat e gjykimeve, ndryshimet në sistem si pasojë e reformave, për praktikën që mund ta ndjekin si studentë nëpër gjykata, etj.. 

Studentët drejtuan një varg pyetjesh për krerët e këtyre institucioneve dhe u shprehën të kënaqur nga pritja që u organizua për ta.

Përveç takimeve me kryetarët e gjykatave përkatëse dhe me atë të prokurorisë, studentët vizituan edhe shkrimoren e Gjykatës Themelore, sallat e gjykimit etj..

Kjo vizitë u realizua me kërkesë të Zyrës së Qendrës për Zhvillim të Karrierës në UP.