Gjykata Supreme nikoqire e samitit ndërkombëtar të drejtësisë

Gjykata Supreme nikoqire e samitit ndërkombëtar të drejtësisë

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, dr. sc. Fejzullah Hasani, do të jetë nikoqir i Samitit Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut, i sponzorizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), Berlin, Gjermani

 

http://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/sites/12/2019/03/2015-ksilhr-728_735967.jpg

Prishtinë, 19 shkurt 2015 –Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, dr. sc. Fejzullah Hasani, do të jetë nikoqir i Samitit Ndërkombëtar për të Drejta të Njeriut, i sponzorizuar nga Instituti për Diplomaci Kulturore (ICD), Berlin, Gjermani. 

Ky samit do të mbahet në datat 14-17 qershor 2015, në Prishtinë dhe pritet të mbledh rreth vetës personalitete të ndryshme nga fusha e politikës, drejtësisë dhe shkencës në botë, si dhe krerët më të lartë të vendit nga pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe ai gjyqësor. 

Tema e samitit, simbolikisht do të shënoi edhe 70 vjetorin e mbarimit te Luftës së II Botërore, themelimi i OKB-së, krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe 20 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, të nënshkruar në Paris, në dhjetor të vitit 1995. 

Përmes këtij samiti synohet zhvillimi i së drejtës ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në dekadat e fundit dhe krijimi i rekomandimeve për përdorimin e tyre në të ardhmen. Po ashtu, para të pranishmëve, pritet të shpalosen aspekte të rëndësishme të funksionimit të shtetit të së drejtës në vend, sfidat në respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, promovimi i dialogut dhe paqes ndërmjet komuniteteve në vend, etj..

Në mbështetje të këtij samiti ndërkombëtar, Gjykatës Supreme i ka ardhur edhe UNDP.

Konferenca e fundit ndërkombëtare, vjetore e organizuar nga ICD është mbajtur vitin e kaluar në Gjermani, në shënim të rënies së murit të Berlinit. 

Organizata prestigjioze “International Cultural Diplomacy”, me bazë në Berlin, Gjermani, në mesin e saj mbledh figurat më eminente të jetës politike, shkencore e akademike.

 

Për më tepër vizitoni linkun: www.kosovoconference.org