Unifikimi i praktikës gjyqësore dhe shqyrtimi i kërkesave për mendime juridike në fokus të takimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme

Unifikimi i praktikës gjyqësore dhe shqyrtimi i kërkesave për mendime juridike në fokus të takimit të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme

Durrës, 07 prill 2025 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj dhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore, e cila ka në fokus unifikimin e praktikës gjyqësore.

Gjatë kësaj punëtorie, janë përcaktuar temat për përpilimin e Përmbledhjes të Praktikës Gjyqësore dhe Përmbledhjes së Vendimeve të përzgjedhura të Gjykatës Supreme për vitin 2025.

Në kuadër të këtij takimi do të diskutohet edhe për draft-udhëzuesit që ka në shqyrtim gjykata.

Fokusi kryesorë i kësaj punëtorie do të jetë në shqyrtimin e kërkesave për mendime juridike në çështjet civile dhe penale, të cilat i ka pranuar Gjykata Supreme në muajt e fundit.