Kryetari Rexhepi pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare – Drejt BE-së: Forcimi i integritetit dhe pavarësia e drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor

Kryetari Rexhepi pjesëmarrës në Konferencën ndërkombëtare – Drejt BE-së: Forcimi i integritetit dhe pavarësia e drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor

Ljubjanë, 10-11 mars 2025 – Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Rexhepi po merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë, “Drejt BE-së: Forcimi i integritetit dhe pavarësia e drejtësisë penale në Ballkanin Perëndimor”, e cila po mbahet në Lubjanë të Sllovenisë.

Në këtë konferencë dy ditore të organizuar nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Trans-nacional (GI-TOC) dhe Ministria e Drejtësisë së Sllovenisë, janë mbledhur bashkë përfaqësues të lartë të sistemit të drejtësisë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar dhe ndarë përvojat mbi forcimin e integritetit dhe pavarësinë e drejtësisë penale në këtë pjesë të Evropës.

Temat kryesore që po trajtohen përgjatë konferencës janë:  Lidershipi dhe vullneti politik për të promovuar një kulturë integriteti; Angazhimet ndërkombëtare/BE kundër korrupsionit: arritjet, sfidat dhe pritjet; Forcimi i perspektivave gjinore dhe roli i gruas në institucionet e drejtësisë penale; Integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë penale në Ballkani Perëndimor – Policia dhe Prokuroria; Integriteti dhe pavarësia e institucioneve të drejtësisë penale në Ballkani Perëndimor – Gjyqësori dhe Organet Kundër Korrupsionit; Përvojat dhe arritjet e organizatave të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar; Ulja e cenueshmërisë së porteve ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Roli i shoqërisë civile në parandalimin, edukimin dhe monitorimin e luftës kundër korrupsionit.