Prishtinë, 03 shkurt 2025 – Gjyqtarët Bashkim Hyseni dhe Burim Ademi kanë nisur sot punën në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, i priti në takim gjyqtarët e rinj, të cilëve iu uroi mirëseardhje duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në funksion të unifikimit të praktikës gjyqësore dhe të politikës ndëshkimore.
Mandati i ri i gjyqtarëve u konfirmua në fund të vitit të kaluar në mbledhjen e 337-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas miratimit të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme.
Aktualisht Gjykata Supreme ka plotësuar organogramin e paraparë për nëntëmbëdhjetë pozita për gjyqtarë, duke përfshirë kryetarin dhe kryesuesin e KGjK-së.
